David dhe Victoria Beckham po përpiqen prej kohësh të rregullojnë marrëdhënien me djalin e tyre Brooklyn dhe bashkëshorten e tij Nicola, por pa sukses.
Sipas mediave, Brooklyn ka kërkuar që komunikimi me prindërit të bëhet vetëm përmes avokatit. Konflikti dyshohet se ka nisur në vitin 2022, ndërsa familjarët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe festat e fundvitit i kanë kaluar të ndarë.




