Para finales së Superkupës Spanjolle ndaj Barcelonës, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka theksuar se skuadra e tij është e përqendruar tek përgatitjet dhe beson në mundësinë e fitores. Alonso refuzoi idenë që Barcelona është favorite dhe theksoi rëndësinë e aspektit mendor dhe emocional përpara ndeshjes.
Ai gjithashtu komentoi gjendjen e Kylian Mbappé, i cili mund të jetë gati për finalen, dhe shtoi se loja e nesërme do të ketë një dinamikë të veçantë, por do të ndikojë në sezonin e mëtejshëm të ekipit.
“Jemi të bindur se mund të fitojmë. Nuk na intereson nëse jemi favoritë, fokusi ynë është vetëm tek gjërat që mund t’i kontrollojmë”, tha Alonso.




