Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka përkujtuar me nderim dhe respekt dëshmorët që ranë gjatë periudhës 1–15 janar. Sipas OVL-UÇK-së, në ditët e ftohta të janarit, kur liria po shkruhej me gjak dhe sakrificë, bijtë më të denjë të kombit dhanë jetën në altarin e lirisë, duke u bërë pjesë e pavdekshme e historisë dhe kujtesës kolektive.
Mes të përkujtuarve janë emra të shquar si: Enver Gashi, Xhevat Jusufi, Blerim Balaj, Hisni Murseli, Ismet Beqiri, Nazmi Ismajli, Nikë Hajdaraj, Qelë Ukaj, Ajet Demaku, Skender Mulaku, Hysni Ramaj, Zef Gjokaj, Ali Beqa, Enver Rashiti, Hanumshahe Mujota, Ismajl Luma, Kadri Syla, Lutfi Bilalli, Mehmet Mustafa, Nazim Kokollari, Nexhat Ramadani, Ragip Bajrami, Sadik Mujota, Sadik Osmani, Shaqir Berisha, Shaqir Shaqiri dhe Skënder Qarri.
OVL-UÇK thekson se përkujtimi i dëshmorëve është një obligim moral dhe historik, duke siguruar se sakrifica e tyre nuk harrohet kurrë dhe mbetet shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm.




