Me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së Imzot Nikë Prelës dhe 20-vjetorit të vdekjes së Imzot Mark Sopit, u kremtua Meshë përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tyre.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi se dy klerikët do të kujtohen për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm fetar, kombëtar dhe atdhetar, duke lënë një trashëgimi të pavdekshme për brezat e ardhshëm.
Në kuadër të përvjetorit u mbajt edhe Akademi Solemne dhe u përurua libri “7 ditë në tryezë me Imzot Mark Sopin”.




