Studimet tregojnë se fjetja herët ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin fizik, emocional dhe kognitiv të fëmijëve. Edhe pse mund të duket e vështirë t’i shtrini fëmijët herët për shkak të energjisë së tyre të lartë, mungesa e gjumit ndikon negativisht në shëndetin dhe aftësitë e tyre.
Sipas hulumtimeve, koha ideale për gjumë është mes orës 18:00 dhe 21:00, pasi kjo ndihmon në funksionimin më të mirë të trupit, rritjen e përqendrimit dhe përmirësimin e zhvillimit të përgjithshëm të fëmijëve.




