Avokati Yll Zekaj ka reaguar lidhur me mbajtjen e 35 të ndaluarve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan në kuadër të rastit që lidhet me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Ai ka deklaruar se gjatë seancës në Gjykatën Themelore në Prizren, Prokuroria kishte kërkuar masën e paraqitjes në stacion policor për këta persona, por pavarësisht kësaj, gjykata nuk ka urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm.
Sipas Zekajt, afati ligjor prej 48 orësh i ndalimit ka skaduar sot në ora 10:00, ndërsa 35 të ndaluarit po mbahen ende pa asnjë vendim gjyqësor në fuqi.
Ai e ka cilësuar këtë situatë si mbajtje të kundërligjshme, duke theksuar se Qendra e Paraburgimit në Lipjan po pret vendim nga Gjykata Themelore në Prizren.




