Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vizitoi fabrikën “Comodita Home”, e cila rifilloi prodhimin vetëm disa ditë pas zjarrit që e kishte përfshirë.
Rafuna vlerësoi rikthimin e shpejtë si sukses për industrinë dhe ekonominë vendore, duke përgëzuar aksionarin Shkëlqim Devoll për përkushtimin e tij.
Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së institucioneve qendrore për biznesin dhe promovimin e eksportit.




