Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me “mercenarët” dhe debatit për votimin e Hashim Thaçit si president.
Berisha e ka akuzuar Abdixhikun se bën pjesë në të njëjtën strukturë ideologjike me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke e quajtur këtë qasje të dëmshme për shtetin e Kosovës.
Ai tha se deklaratat e Abdixhikut fyejnë luftën dhe sakrificën, si dhe përbëjnë sulm politik ndaj figurave shtetformuese. Në fund, Berisha kërkoi dorëheqjen e Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së.




