Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka kërkuar shkarkimin e konsullit të Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi, pas raportimeve se ai ka pëlqyer në rrjete sociale një postim që akuzonte ish-presidentin Hashim Thaçi për vrasje dhe plaçkitje.
Behrami ka deklaruar se nëse Gashi nuk shkarkohet, veprimet e autoriteteve janë në “agjendë totale serbe”.
Postimi i pëlqyer nga konsulli përmbante akuza të rënda ndaj Thaçit, për të cilat nuk paraqiten prova, dhe Behrami i ka konsideruar të papranueshme për përfaqësuesin diplomatik të Kosovës.




