Federata e Basketbollit e Kosovës ka hapur afatin kalimtar për konkurrencën e meshkujve, i cili do të zgjasë deri më 14 janar.
Klubet e ProCredit Superligës pritet të jenë aktive në përforcimin e përbërjeve të tyre për fazën vendimtare të sezonit.
Lëvizjet e reja pritet të ndikojnë në garën për titull dhe në luftën për mbijetesë, ndërsa përforcime priten edhe në Ligën e Parë dhe të Dytë.




