Pothuajse 90,000 biletat për Eurovision-in e këtij viti në Vienë u shiten brenda disa minutash, njoftoi Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU). Biletat e finales u shiten në vetëm 14 minuta, ndërsa ato për ngjarjet e tjera brenda një ore.
Në total do të marrin pjesë 35 vende, ndërsa disa shtete si Spanja, Irlanda, Islanda, Holanda dhe Sllovenia kanë shpallur bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit. Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe vendi nikoçir kualifikohen automatikisht për finalen më 16 maj.




