Politikani Zafir Berisha ka bërë thirrje që Prokuroria e Kosovës të hetojë për përfitimet e shtesave për fëmijë dhe lehona nga persona që nuk jetojnë në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Berisha deklaroi se ka ndodhur një “vjedhje masive e miliona eurove” dhe kërkoi që të merren masa ndaj atyre që, sipas tij, kanë falsifikuar dokumente dhe përfituar në mënyrë të paligjshme. Ai theksoi se falsifikimi dhe mashtrimi janë vepra penale të ndëshkueshme me ligj.




