Real Madrid ka vendosur largimin e Çabi Alonsos nga stoli, pavarësisht se deklarata zyrtare e prezanton si një marrëveshje të ndërsjellë.
Trajneri nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen, por klubi vendosi ndryshimin pas një sezoni të paqëndrueshëm dhe me dinamikë negative në ekip, duke kërkuar një drejtim të ri për të ardhmen e projektit në Santiago Bernabeu.




