Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, priti të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Ata diskutuan për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rikthimin e Kosovës në agjendën e integrimit evropian.
Hamza theksoi se PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për paqe dhe stabilitet rajonal.





