Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj nisjes së reduktimeve të energjisë elektrike, duke i cilësuar ato si pasojë e keqmenaxhimit të sektorit energjetik.
Ai tha se pas viteve pa investime, planifikim dhe përgjegjësi, qytetarët dhe bizneset po përballen padrejtësisht me ndërprerje të rrymës.
Sipas Hotit, përgjegjësia është politike dhe direkte, duke theksuar se energjia elektrike nuk është luks, por e drejtë themelore, ndërsa çdo reduktim dëshmon dështimin e qeverisë dhe neglizhencën ndaj interesit publik.




