Lajm:
Trajneri Daniele De Rossi mbetet optimist për shpëtimin e Genoas, teksa klubi po lëviz aktivisht në merkato për përforcime. Pas rezultateve pozitive ndaj Milanit dhe Cagliarit, Genoa po shqyrton afrimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani.
Aktualisht i huazuar nga Interi te Torino, Asllani pritet të largohet nga “Granata” pasi nuk është më në planet e trajnerit Marco Baroni. Në pritje të një marrëveshjeje mes Interit dhe Torinos, Genoa po e konsideron 23-vjeçarin si opsion për të forcuar mesfushën.
Asllani ka zhvilluar 15 ndeshje këtë sezon në Serie A, ndërsa Interi e kishte transferuar nga Empoli në vitin 2022 për 15.7 milionë euro.




