Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa me ftesë të Gardës Kombëtare të këtij shteti.
Gjatë takimeve u diskutua partneriteti shtetëror, sfidat e sigurisë dhe aktivitetet e përbashkëta, ndërsa bashkëpunimi Kosovë–SHBA u vlerësua si histori suksesi dhe u theksua rëndësia e thellimit të tij në të ardhmen.




