Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë shpreh shqetësim të thellë për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, duke thënë se ato po shkaktojnë humbje serioze për qindra biznese.
DhTIK thekson se pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë dhe daljes së detyruar në tregun e hapur, furnizimi mbetet i pasigurt, ndërsa kërkon masa urgjente dhe kompensim për dëmet e shkaktuara.




