Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ndaj ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe skandaloze, edhe në vitin 2026.
AKB paralajmëron se ndërprerjet po shkaktojnë humbje të mëdha financiare për bizneset, ndërprerje të prodhimit dhe dështime në ofrimin e shërbimeve, ndërsa qytetarëve u prishen ushqimet në frigoriferë.
Aleanca kërkon që institucionet përgjegjëse, KESCO/ZRRE dhe KEK, të mbajnë përgjegjësi, të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm, transparencë, llogaridhënie dhe kompensim për dëmet.
Kryetari i AKB, Agim Shahini, paralajmëroi se nëse situata nuk përmirësohet, do të ndërmerren veprime të tjera publike.




