Sot shënohen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. Më 15 janar 1999, forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes, duke tronditur opinionin vendor dhe ndërkombëtar.
Masakra u bë e njohur botërisht pas reagimit të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, i cili ngriti alarmin për krime kundër njerëzimit. Reçaku mbetet simbol i vuajtjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës dhe një moment kyç në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për luftën.
Sot, krerët e shtetit dhe përfaqësues të spektrit politik do të bëjnë homazhe, ndërsa ora e parë mësimore në shkolla do t’i kushtohet Masakrës së Reçakut.




