Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). PDK kishte kërkuar anulimin e fletëvotimeve me postë të pranuara pas datës 29 dhjetor 2026, ora 16:00, si dhe rishikimin e rezultatit zgjedhor pa këto vota.
Supremja vlerësoi se ankesa ishte paraqitur jashtë afatit ligjor dhe e pranoi në tërësi qëndrimin juridik të PZAP-së, duke theksuar se respektimi i afateve është thelbësor për përmbylljen e rregullt dhe në kohë të procesit zgjedhor.




