Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, zhvilloi një takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, ku diskutuan zhvillimet politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët.
Hamza shprehu mirënjohjen për rolin konstruktiv të Zyrës së Greqisë dhe ritheksoi përkushtimin e PDK-së për stabilitet politik, dialog konstruktiv dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.




