Federata e Golfit e Kosovës i ka shprehur urimet më të sinqerta lojtarit Bujar Morina për përfundimin me sukses të provimit profesional për titullin Greenskeeper i Certifikuar (Geprüfter Greenkeeper – Golfanlagen), një kualifikim me standard të lartë ndërkombëtar në mirëmbajtjen e fushave të golfit.
Federata vlerëson këtë arritje si dëshmi të profesionalizmit dhe kompetencës së tij dhe thekson se suksesi i Morinës do të kontribuojë në zhvillimin e golfit dhe infrastrukturës së tij në Kosovë. Kosova është gjithashtu anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Golfit, një hap i rëndësishëm për zhvillimin e këtij sporti në vend.




