Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë mbajtur një takim me ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë të akredituar në Kosovë për të diskutuar fazat e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet. Ata njoftuan se nga 16 janari ka nisur faza e parë e zbatimit, ku udhëtarët që hyjnë nëpër pikat kufitare pajisen me materiale informuese për procedurat dhe rregullat e reja, ndërsa kjo periudhë do të zgjasë deri më 15 mars, kur do të fillojë zbatimi i plotë i ligjeve./sinjali//
Kurti dhe Bislimi gjithashtu diskutuan mbi domosdoshmërinë e fillimit të integrimit gradual të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit, në koordinim me Bashkimin Evropian, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse. Qeveria ritheksoi përkushtimin për sundimin e ligjit dhe zbatimin e barabartë të legjislacionit në të gjithë territorin e Kosovës.




