Ndotja e ajrit në kryeqytet ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, duke tejkaluar normat e lejuara. Ekspertët bëjnë të ditur se kjo gjendje po vazhdon prej më shumë se një muaji dhe është përkeqësuar sidomos në mbrëmje, kur mungon qarkullimi i ajrit.
Ata paralajmërojnë për rrezik ndaj shëndetit publik dhe kërkojnë masa konkrete për uljen e ndotjes, ndërsa qytetarët ftohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht grupet më të ndjeshme.




