Ministri në detyrë i Bujqësisë, Imri Demelezi, u takua me sekretarin e Shtetit të Hungarisë, Imre Hubai, ku u riafirmua gatishmëria për bashkëpunim në bujqësi, industri ushqimore, mjedis dhe menaxhim ujor.
U diskutua përdorimi i sistemit digjital kundër breshërit dhe përvoja e Hungarisë me fondet e BE-së për ujitje dhe projekte pilot. Takimi u mbajt gjatë Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin.




