Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka bërë homazhe tek varri i tij në Velani, duke kujtuar 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Osmani tha se Rugova bashkoi gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci, një kauzë që vazhdon të jetojë edhe sot falë sakrificës së popullit dhe luftës çlirimtare.
Ajo theksoi se vizioni i Rugovës për integrimin euroatlantik të Kosovës mbetet udhërrëfyes për të ardhmen e vendit. Bashkëshortja e Rugovës, Fana Rugova, falënderoi Osmanin për organizimin e ceremonisë dhe kujdesin ndaj kujtimit të presidentit historik.




