Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 1.027 kuti të votimit nga 2.557 sa pritet të rinumërohen gjithsej, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërim të zgjeruar.
KQZ-ja mori këtë vendim pasi gjatë rinumërimit të një pjese të vendvotimeve u evidentuan rreth 57 mijë vota të keqregjistruara për kandidatë, duke shtyrë kështu shpalljen e rezultateve përfundimtare. Procesi po vazhdon në të gjitha komunat e përfshira.




