Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në takim Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, dhe menaxherin e projektit “Mbrojtja e votës”, Besim Kusar.
Gjatë takimit u diskutua për hetimet paraprake lidhur me mospërputhjen e votave gjatë numërimit për zgjedhjet parlamentare në rajonin e Prizrenit. Kryeprokurori njoftoi se pas përfundimit të rinumërimit ka nisur mbledhja e informatave dhe sigurimi i provave, me qëllim të verifikimit të mundshme të veprave penale që lidhen me procesin zgjedhor.
Palët theksuan rëndësinë e mbrojtjes së votës së lirë dhe vazhdimin e hetimeve në përputhje me ligjin.




