21 kadetë përfunduan me sukses trajnimin profesional për zjarrfikës, që zgjati 20 javë dhe ofroi njohuri dhe aftësi për reagim në situata emergjente, parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës.
Ministri në detyrë Xhelal Sveçla falënderoi instruktorët dhe partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar përkushtimin për të vazhduar investimet në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të shërbimit të zjarrfikësve.




