Procesi i rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar edhe në komunën e Malishevës. Pas rinumërimit, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i janë hequr 50 vota.
Limaj nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor dhe nuk ka fituar as në vendlindjen e tij, ndërsa më shumë vota se Nisma në Malishevë ka marrë Lëvizja Vetëvendosje. /EO
Sipas rezultateve përfundimtare, Limaj ka grumbulluar gjithsej 6.885 vota në këtë komunë.




