Kryetari i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, z. Adrian Telaku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, zhvilluan një takim me Kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, dhe Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Xhenet Syka.
Në këtë takim u diskutua për organizimin e Gjimnaziadës, e cila pritet të mbahet për të dytin vit radhazi në qytetin e Pejës.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e sportit shkollor në zhvillimin e gjithanshëm të nxënësve, si dhe roli i këtij aktiviteti në promovimin e sportit dhe të qytetit të Pejës si një qendër e rëndësishme sportive.
Palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm, me qëllim që organizimi i Gjimnaziadës të realizohet sipas standardeve të larta dhe të ketë ndikim pozitiv për të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi




