Fibrilacioni atrial (FA) është një nga çrregullimet më të shpeshta të ritmit të zemrës, që prek rreth 2–4% të popullatës. Ai shkakton rrahje të çrregullta të zemrës dhe mund të çojë në dobësim të funksionit kardiak.
Shkaktarët më të shpeshtë përfshijnë moshën e shtyrë, faktorët gjenetikë, sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë të gjakut, diabetin, obezitetin, sëmundjet e mushkërive, problemet me gjëndrën tiroide dhe apnea e gjumit.
Simptomat mund të mungojnë ose të jenë të lehta, por në disa raste shfaqen marrje fryme, lodhje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbje gjoksi.
FA diagnostikohet përmes ekzaminimeve si EKG, Holter-EKG dhe ekokardiografi.
Parandalimi përfshin ndalimin e duhanit, kontrollin e presionit të gjakut, mbajtjen e peshës trupore normale, ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin e rregullt fizik, sipas këshillës së mjekut.




