Komuna e Prishtinës ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta që kanë mbizotëruar gjatë mbrëmjes, janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e zjarrfikësve ndodhen në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe territorin e Komunës së Fushë Kosovës.
Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.




