Të dielën, Avdullah Hoti njoftoi zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gazetarja Ardiana Thaçi në emisionin “Ora Shtatë” vlerësoi punën dhe angazhimin e Hotit, por theksoi mungesën e karizmës së nevojshme për udhëheqjen e një partie të madhe.
Analisti Azdren Shala shtoi se LDK-së i mungon një kauzë dhe projekt i qartë, ndërsa Englebert Zefaj e përgëzoi Hotin për guximin në përballjen me situata që sipas tij askush tjetër në parti nuk ka guxuar.




