Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pagesat prej 100 euro për studentët përfitues janë realizuar me sukses, në disa faza, duke përfshirë të gjithë ata që kanë plotësuar kriteret e përcaktuara.
Po ashtu, kanë filluar edhe pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që studiojnë larg vendit të tyre dhe i përmbushin kushtet për këtë mbështetje financiare. Studentët që nuk kanë përmbushur kriteret janë njoftuar zyrtarisht përmes adresës elektronike të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.





