Këngëtarja Remzie Osmani ka denoncuar reklamimet e rreme që qarkullojnë në emrin e saj, duke përdorur imazhe të manipuluara me inteligjencë artificiale që tregojnë si të kishte humbur peshë.
Ajo u bën thirrje qytetarëve të mos blejnë këto produkte dhe të mos bien pre e mashtrimeve që synojnë të dëmtojnë financiarisht.
Remzie thekson se këto reklama nuk pasqyrojnë gjendjen e saj reale dhe ka paralajmëruar për keqpërdorimin e imazheve të kolegëve, përfshirë Shyhrete Behlulin.





