Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë fotografi nga pritja e nxënësve që përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Shkencave NEO, e mbajtur në Orlando, SHBA. Nxënësit fituan një rezultat të jashtëzakonshëm: gjashtë medalje të arta, tre të argjendta, shtatë të bronzta, si dhe shtatë vendet në kategorinë “Më të mirët e më të mirëve”.
Kurti ka përgëzuar suksesin e tyre, duke theksuar arritjet në fusha të ndryshme si matematika, shkenca, biologjia, kimi, kodimi dhe inteligjenca artificiale. Ai e ka cilësuar këtë rezultat si dëshmi të talentit dhe përkushtimit të nxënësve kosovarë në garat ndërkombëtare.




