Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës janë shënuar 57 aksidente trafiku, prej të cilave 23 me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.
Policia e Kosovës gjatë këtyre 24 orëve ka shqiptuar edhe 2376 tiketa trafiku.
Poashtu Policia njofton se gjatë këtyre 24 orëve janë arrestuar 15 persona dhe 14 janë dërguar në mbajte.
Policia e Kosovës bën apel tek qytetarët që të respektojnë ligjin.





