Ridvan Aliu, përfaqësues i projektit “Skifteri”, ka hedhur poshtë pretendimet se videoja e publikuar e dronit “Skifter K1” është e një kompanie kineze. Ai deklaroi se bëhet fjalë për video autentike, të realizuar nga ekipi i tyre jashtë Kosovës, duke i cilësuar akuzat si “fake news”.
Aliu tha se “Skifteri” është ndërtuar në Kosovë nga studentë vendorë dhe se testimet do të vazhdojnë rregullisht. Ai shtoi se kompania ka mbi 100 punëtorë dhe bashkëpunon vetëm me shtete aleate të Kosovës, ndërsa së shpejti pritet të publikohet një tjetër video promovuese.




