Profesori Fadil Maloku, i ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka folur për manipulimin e votave dhe për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. Ai tha se një deputet të cilit i janë shtuar votat, si akt moral, duhet të japë dorëheqje dhe të mos pranojë postin.
Maloku vuri në dukje se disa parti gjatë përzgjedhjes së kandidatëve nuk kanë përdorur asnjë kriter dhe theksoi se subjektet politike duhet të rishqyrtojnë agjendën e tyre dhe të vendosin kritere të dobiprurëse për partinë.
Ndërsa për zgjedhjen e presidentit të ri, Maloku deklaroi se Vjosa Osmani meriton një mandat tjetër, duke përmendur paraqitjen e saj në Davos si një “super plus” dhe element vendimtar në vlerësimin e saj nga subjektet politike.




