Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të nivelit të lartë në Qendrën e Jerusalemit për Siguri dhe Punë të Jashtme (JCFA), e cila shënon 50 vjetorin e themelimit të saj dhe ka ndikim në politikën globale.
Në tryezë ishin të pranishëm figura të njohura të diplomacisë dhe sigurisë, përfshirë ish-ambasadorë dhe specialistë të inteligjencës dhe gjeopolitikës. Lladrovci theksoi përputhshmërinë mes Kosovës dhe Izraelit në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe rëndësinë e mbrojtjes së historisë së Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare.
Ai gjithashtu mori një libër nga Dr. Dan Diker, që trajton tentativat globale për rishkrimin e historive kombëtare për përfitime politike, duke nënvizuar nevojën për të qëndruar të palëkundur kundër propagandës.




