Deputeti i PDK-së, Artan Berhami, komentoi për Ballkan Update zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me rinumërimin e votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar manipulimin e votave si një ndërmarrje të përbashkët ndërpartiake.
Berhami theksoi se PDK ka treguar kulturë të lartë politike dhe ka qenë partia e parë që ka dënuar keqpërdorimet zgjedhore. Ai shtoi se bllokada politike ka dëmtuar ekonominë e Kosovës, ka penguar ratifikimin e marrëveshjeve me BE-në dhe ka krijuar pasiguri për bizneset.
Deputeti u shpreh se rinumërimi u bë i domosdoshëm për të rikthyer besimin në procesin demokratik, duke u kërkuar nga Bedir Hamza pas indicieve për manipulim. Ai akuzoi disa individë dhe subjekte politike për përpjekje për të abuzuar me procesin dhe për manipulim të votave në disa komuna.




