Akademik Rexhep Qosja ka përkujtuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare në ditëlindjen e tij të 90-të, duke theksuar ndikimin e tij historik dhe kulturor për letërsinë shqiptare. Kadare ndërroi jetë më 1 korrik 2024.
Qosja nënvizoi se madhështia e Kadaresë si shkrimtar dhe rëndësia e tij historike janë përtej çdo mospajtimi. Ai e cilësoi shkrimtarin si një figurë që e futi përvojën historike, mitike dhe etike të shqiptarëve në hartën e letërsisë botërore, duke i dhënë gjuhës shqipe përmasë universale.
Ai kujtoi gjithashtu kërkesën e azilit politik të Kadaresë në Francë në vitin 1990, duke e interpretuar atë si akt intelektual dhe etik, jo si arratisje nga atdheu, por si mbrojtje e lirisë së fjalës dhe veprës së tij.
Qosja përmendi edhe polemikat e tyre të së kaluarës, duke shpjeguar se mospajtimet ishin intelektuale dhe kulturore, jo personale. Ai nënvizoi se trashëgimia e Kadaresë duhet të lexohet, rilexohet dhe kuptohet me seriozitet shkencor dhe ndjeshmëri kulturore.
“Ismail Kadare, po rithem, mbetet personalitet madhor i kulturës shqiptare, një figurë që do të vazhdojë të frymëzojë dhe sfidojë brezat e ardhshëm,” shkroi Qosja.




