Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht ka rreth 800 vende të lira në institucionet korrektuese dhe mund të krijohen hapësira shtesë në raste të jashtëzakonshme.
Drejtori i ShKK-së, Ismail Dibrani, sqaroi se ndalimet policore 48-orëshe nuk i përkasin ShKK-së, por Policia e Kosovës menaxhon këto raste.
Pas caktimit të paraburgimit nga gjykata, të ndaluarit shpërndahen në institucionet përkatëse. Ai gjithashtu theksoi se kushtet në qendrat e paraburgimit janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe nuk ka raportime për keqtrajtim të të ndaluarve.
Ndërkohë, në Gjakovë po zhvillohet intervistimi i komisionerëve të Malishevës për manipulim të rezultateve zgjedhore.




