Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, tha se gjatë procesit zgjedhor janë evidentuar parregullsi në gjithë Kosovën, çka ka çuar në arrestime të komisionerëve të dyshuar për manipulim votash.
Ajo theksoi se veprimet janë të bazuara në ligj dhe prova, duke nënvizuar se asnjë individ, pavarësisht pozitës, nuk qëndron mbi ligjin dhe se transparenca e llogaridhënia janë kyçe për mbrojtjen e procesit zgjedhor.




