Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e familjes patriotike Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës, duke vendosur lule te varret e ushtarëve të UÇK-së, Mema dhe Prendi, në 27-vjetorin e rënies së tyre në luftimet në Goden të Hasit.
Ai kujtoi gjithashtu Markun dhe Kolën, të rënë heroikisht më 7 gusht 1998 në betejën e Markalleshëve, duke theksuar se katër shtyllat simbolike përfaqësojnë sakrificën e katër dëshmorëve të kësaj familjeje.
Kurti theksoi se Republika e Kosovës sot gëzon demokraci funksionale, zhvillim të qëndrueshëm dhe siguri, duke e lartësuar sakrificën e popullit për liri dhe pavarësi. Ai përfundoi me homazhe për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit.




