Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e Hekuran Hoxhës, koleg dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar në Aleancë.
Haradinaj thekson se Hoxha, qysh në rininë e tij, u dallua për angazhim, korrektësi dhe respekt ndaj të gjithëve.
“Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!”, shkruan Haradinaj.




