Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, ka njoftuar se është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e LDK-së që mbahet më 31 janar, pa marrë asnjë sqarim zyrtar.
Ai tha se bashkë me të janë larguar edhe disa delegatë nga Mitrovica dhe degë të tjera, duke paralajmëruar se përzgjedhja selektive pa transparencë rrezikon legjitimitetin e procesit.
Agolli ka kërkuar arsyetim me shkrim, publikimin e listës së delegatëve dhe trajtim të barabartë për të gjithë.




