Sot shënohen 27 vjet nga masakra e kryer në fshatin Rogovë të Hasit, ku më 27, 28 dhe 29 janar 1999 ranë dëshmorë 21 persona, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilë të pafajshëm.
Në këtë masakër heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron dhe Sejdi Rama, Pren dhe Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.
Kujtimi i tyre mbetet i përjetshëm në historinë e rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.




